Mërtiri: Rezultati zgjedhor i ka dhënë Edi Ramës një pushtet të jashtëzakonshëm

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti politik Ergys Mërtiri e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si të dëmshëm jo vetëm për opozitën, por për gjithë demokracinë në vend, duke paralajmëruar për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në duart e një lideri të vetëm.

" Numërimi ka sjell një rezultat shumë të keq mendoj, jo thjesht shumë të keq për opozitën por shumë të keq për vendin.

Praktikisht një sistem demokratik ka kuptim kur vendi ka demokraci, një sistem ku opozita është e vogël dhe nuk arrin as të imponohet në Parlament, lëre më pastaj që të jetë kërcënim për zgjedhjet, ajo pastaj e lë vendin pa opozite.

Duke qenë se vendi është pa opozitë atëherë vendi nuk ka më dallim nga një vend autokratik ku nuk ka pluralizëm politik.

Praktikisht opozita me pafuqinë e vetë që e shfaq për të qenë konkuruese, i ka dhënë Edi Ramës një pushtet të jashtëzakonshëm dhe ky pushtet sipas gjithë teoricientëve të politikës është i tmerrshëm kur lideri që e ka është i mirë, lëre më pastaj kur ky lider që ka kaq pushtet të madh quhet Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një faktim pushtet tashmë e cila po shkon drejt mundësisë për të bërë vota edhe për të ndërruar Kushtetutën", u shpreh Mërtiri.