Numërohen më shumë se gjysma e votave/ PS kryeson, PD e dyta, PSD forcë e tretë! Hyjnë në Parlament edhe ...
Kur janë numëruar 2771 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 53%.
Koalicioni PD-ASHM ka 34% , ndërsa forcë e tretë politike renditet PSD-ja me 4% të votave.
Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin.

Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3%, Mundësia 3%, Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik me 1%, dhe Djathtas për Zhvillim 0%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.
Gahler: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot
Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.
Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.
“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt.
Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.
RAPORTI I OSBE/ODIHR-it: Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi sot gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përfaqësuesja e misionit deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.
“Kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik”, tha përfaqësuesja e vëzhguesve ndërkombëtarë.
OSBE/ODIHR vërejtje patën për mazhorancën duke theksuar se partia në pushtet shfrytëzoi burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale.
OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë, me disa incidente të izoluara.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI


