NUMËROHEN 3998 KUTI NGA 5225/ PS humbet një mandat! Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 23:05
Kur janë numëruar 3998 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52%.
Koalicioni PD-ASHM ka 34% vota në të gjithë vendin.
Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 4%. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3%.
Votat e tjera ndahen mes, Mundësia, Bashkë, Koalicioni Euroatlantik 1.24% dhe Djathtas për Zhvillim 0.39%.
Sipas rezultatit paraprak:

PS merr 82 deputetë,
PD 52,
PSD 3
dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
