Taulla: Ajo që pamë ditën e zgjedhjeve ishte një manifestim i sistemit të kontrollimit të votës të ngritur nga mazhoranca
Dritan Taulla, zëvendëskryetar i KRIIK-ut i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, u shpreh se ajo që çarë u konstatua nga ekipi i KRIIK-ut në ditën e zgjedhjeve ishte pikërisht ajo çfarë ishte konstatuar edhe në zgjedhjet e mëparshme, intimidim dhe orientim i votës së njerëzve nga njerëzit e lidhur me pushtetin.
“Ditën e zgjedhjeve kishim 38 persona të angazhuar në terren dhe duke u fokusuar tek intimidimi dhe cenimi i fshehtësisë së votës.
Ajo që ne pamë ishte pikërisht ky fenomen u zhvillua edhe në këto zgjedhje ndaj ne e cilësojmë si një nga problematikat kryesore të zgjedhjeve.
Pamë që individë të caktuar, ku më pak e ku më shumë apo më të fshehur dhe ishte fundja një manifestim i sistemit të kontrollimit të votës të ngritur nga mazhoranca në pushtet që çon dhe një hap mbrapa.
Praktikisht, është bërë e pamundur për qytetarin shqiptar që ta ndajë se ku fillon ofiçiari i shtetit nga ai i partisë”, u shpreh ndër të tjera, Dritan Taulla.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

