Bala: Ajo që më shqetëson mua nuk është fitorja e Ramës, por mos reflektimi i opozitës se pse qytetarët nuk e votojnë

Gazetari Andri Bala i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora Neës”, u shpreh se pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj mazhorancës, pyetja që duhet të ngrihet është se pse qytetarët nuk e duan këtë opozitë.

“Nuk po thotë njeri që në këto 12 vite nuk është vjedhur, nuk thotë njeri se këtu është arrestuar dikush për vjedhje, nuk thotë njeri se ai zotria (Edi Rama) e ka ndarë përgjegjësinë morale me atë penale.

Ajo që më shqetëson mua është që nuk kuptojnë njerëzit se pse qytetarët duan Edi Ramën. Lind këta që mbështesin opozitën a e kanë bërë ndonjëherë analizën se pse këta njerëz votojnë Ramën?!

Mos u shqetëso për kalorësin pse i varen këmbët. E gjithë analiza është se në vitin 2021 këta do të ishin në pushtet nëse do t’i kishin bashkuar votat mes PD-së dhe LSI-së, sepse 100 mijë vota u katandisën në 4 mandate”, u shpreh ndër të tjera, Anri Bala.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI