Gashi: Fituesi nuk gjykohet! Ata njerëz që ka në listë PD-ja nuk prodhojnë më. Janë kuaj të ngo*dhur

Pedagogu dhe analisti Shpend Gashi i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës, u shpreh se është e gabuar që të merresh sot me fituesin e zgjedhjeve.

“Problemi është se unë nuk merrem me fituesin dhe nuk kam për t’u marrë ndonjëherë. Në të gjitha zgjedhjet që kam marrë pjesë nga viti 2021 e këtej, ku dy prej tyre ishin të mëdha dhe të tjera beteja të vogla të zhvilluara, nuk jam marrë asnjëherë me fituesin.

Jo sepse fituesi është fitues dhe ti merru me shtëpinë tënde. Më vodhe njëherë turp të të vijë, më vodhe dy herë turp të më vijë.

Ne na vjedhin përditë, do ta rregullosh ndonjëherë gardhin ti? Kjo është pra idiotësia. Ata njerëz që ka në listë PD-ja nuk prodhojnë më. Janë kuaj të ngordhur.

Kryetari i Qarkut në Tiranë Belind Këlliçi regjistroi humbje madhështore, para dy vitesh ishte në zgjedhje për kryetar bashkie e humbi me 65 mijë vota kundër Erion Veliajt.

Çfarë duhet të humbësh më, apo çfarë duhet të bësh që të dalësh në pension?”, u shpreh në analizën e tij Shpend Gashi.  

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI