Numërohen 81 kuti në Fier, socialistët kryesojnë me mbi 8 mijë vota

Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit.

Deri më tani janë numëruar 81 nga 587 kuti.

Partia Socialiste kryeson me 13340 vota, ndërsa koalicioni opozitar 5196 vota.

Vendin e tretë e mban Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 933 vota.