Mema: Partitë e vogla po përdorin 2025-ën si trampolinë për fazat e ardhshme

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e lajmeve në "Ora News", analisti Medlir Mema komentoi ndër të tjera edhe ecurinë e partive të vogla në zgjedhje.

" Ndoshta pritej kjo, ka pasur gjithmonë në çdo cikël elektoral një shpresë për partitë e vogla që të marrin një mbështetje. 

Është realitet fakti që ky sistem elektoral që kemi shpërblen këto dy partitë e mëdhaja që qëllimisht e kanë krijuar këtë sistem elektoral në këtë mënyrë e para dhe e dyta mendoj që edhe vetë partitë e vogla ndoshta e kanë përdorur 2025 më shumë si një trampolinë për tu lançuar për në fazën tjetër, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe lokale.

Unë mendoj që pritej diçka e tillë. Shpresat sigurisht nga të gjitha partitë e vogla janë për një performancë më të madhe. E thënë e gjitha kjo mendoj që jemi akoma herët. Mund të ketë shumë surpriza rrugës", u shpreh Mema.