Numëohen 93 kuti votimi në qarkun e Korçës, ja si ndahen rezultatet deri më tani

Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Korçës. 93 kuti janë numëruar deri më tani nga 422 që janë gjithse.

Siç shihet edhe më poshtë, Partia Socialiste udhëheq rezultatin me 56,07% të votave. 

Më pas vjen koalicioni PD-ASHM që nga shifrat e publikuara nga KQZ deri më tani ka siguruar 33% të votave.

Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 4%, PSD 3%, MUNDËSIA 2%, LËVIZJA BASHKË 1%.