Brahaj: PS shënoi fitore të thellë, diaspora votoi për herë të parë por me mangësi në sistem

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Sokol Brahaj komentoi procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e diasporës.

" Kutitë janë hapur shumë pak. Ne në Turqi jemi mësuar që kutitë mbyllen në orën 17:00 dhe maksimumi për 2-3 orë çdo gjë del në pah e shikohet rezultati 99.9%.

Tashmë të paktën në këto kutitë që janë hapur dhe ecuria duket që duhet të ndryshojë.

PS ka arritur të marr një fitore shumë të thellë dhe më shumë sesa pritshmëria.

Nga ana e sondazheve që janë bërë kanë dalë shumë më lartë sesa pritshmëria.

Për herë të parë po voton diaspora. Shqipëria zgjodhi atë me anë të postës private dhe normal që do të ketë mangësitë e veta, ku këtë mund ta quajmë normal sepse vetë sistemi zgjedhor i joni ka pasur probleme dhe ka probleme.

Gjithsesi pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje nuk është e keqe", u shpreh Brahaj.