Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

Në Gjirokastër janë numëruar 40 kuti nga 198 që janë gjithsej.

Sipas shifrave të raportuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 4934 vota.

Ndërsa koalicioni i djathtë deri tani ka mbledhur 2461 vota.

Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 269 vota.