PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Janë numëruar kutitë e para të votimit në qarkun e Elbasanit, përkatësisht në bashkitë e Belshit dhe Prrenjasit.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se nga kutitë e numëruara deri më tani, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 839 vota, Partia Demokratike ka marrë 474 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 77 vota dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 41 vota.

Ndërkohë mbeten për t’u parë edhe rezultatet e numërimit të votave në kutitë e tjera të qarkut të Elbasanit, për të parë se si do të ndahen mandatet atje.

Kutitë e numëruara deri tani në bashkitë e Belshit dhe Prrenjasit:

PD 474

PS 839

KEA 77

Nisma SHB 41