Mesi: Procesi zgjedhor me ritëm të zakonshëm, PSD surpriza e mundshme e këtyre zgjedhjeve
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", redaktori Herion Mesi foli për intensitetin e procesit zgjedhor dhe tha se votat deri tani janë ndarë kryesisht mes PS, PD dhe PSD.
" Proces i zakonshëm për ne sepse u bënë shumë fushata që ndjekim tashmë. Ishte një ditë shumë intensive, vazhdoi po ashtu edhe mbrëmja pati intensitetit e vetë.
Nisi që nga Parku Olimpik me përplasjen për debatin e numërimit apo jo të votave të Greqisë, pastaj vazhdojnë intensitetet me problemet diku ndalon procesi i numërimit, por janë gjëra normale pasi intensiteti i ditës jo vetëm për ne por edhe për njerëzit që janë angazhuar në të gjithë procesin zgjedhor, që nga komisionerët, anëtarët e grupeve të numërimit të votave, është një proces i gjatë.
Nuk është se ka ndonjë ritëm të ngadaltë. Është një ritëm që jemi mësuar ta shikojmë edhe procese të tjera. Është një ritëm kjo edhe për shkak se të gjitha partitë i dinë se ku i kanë pritshmëritë e tyre të votave që nga kutitë, domethënë i njohin kutitë e tyre ku kanë pritshmëritë dhe aty kur të nisi procesi i hapjeve mund të ketë bllokime dhe tensione
Edhe PSD e zotit Tom Doshi është shumë pranë marrjes së mandatit. Është një lloj vote e shpërndarë në 3 grupe deri tani, një për PS, një për PD dhe një për PSD që mund të cilësohet dhe si surprizë mandati i PSD-së nëse do dali", u shpreh Mesi.
