PD me epërsi votash ndaj PS, kush janë tre qarqet e veshura me blu deri më tani 

Procesi i numërimit të votave vijon në të gjitha qarqet e vendit.

Që nga nisja e procesit tre janë qarqet ku koalicioni opozitar "PD-ASHM" ka qenë me epërsi votash ndaj Partisë Socialiste. Këto qarqe janë i Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës.

Ndërkohë në rang vendi, Partia Socialiste kryeson me 54% të votave (84 mandate) ndaj PD-ASHM-së me 34% (51 mandate).