Numërohet kutia e parë me votat e emigrantëve, PD kryeson bindshëm

Procesi i numërimit ka nisur edhe për votën e diasporës. Bëhet me dije se është hapur kutia e parë me votat që i përket qarkut të Kukësit. Në këto vota kryeson bindshëm Partia Demokratike me 196 vota.

Koalicioni i djathtë ka marrë 144 vota më shumë se PS, e cila nga kutia e parë e diasporës për Kukësin ka 52 vota. Qarku Kukës ka në total 12 kuti me 2896 fletë votimi të votuesve nga jashtë vendit.

Rezultatet e kutisë së parë të Kukësit me votat e diasporës: 

PD – 196 vota

PS – 52 vota

PSD –  2 vota

Mundësia – 2 vota

Nisma-Shqipëria Bëhet – 7 vota

Koalicioni Euroatlantik – 1 votë