Numërohet kutia e parë me votat e Disaporës, PD kryeson fuqishëm

Pas vendimit të KQZ për të zhbllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës, duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia, është hapur kutia e parë me votat që i përket qarkut të Kukësit dhe aty prin bindshëm Partia Demokratike me 196 vota.

Në të parin proces historik ku emigrantët shqiptarë votuan nga jashtë Shqipërisë, koalicioni i djathtë ka marrë 144 vota më shumë se PS, e cila nga kutia e parë e Disaporës për Kukësin ka 52 vota.

Qarku Kukës ka në total 12 kuti me 2896 fletë votimi të votuesve nga jashtë vendit.

Kutia e parë e Kukësit me votat e diasporës, me 261 vota në total:

PD – 196 vota

PS – 52 vota

PSD –  2 vota

Mundësia – 2 vota

Nisma-Shqipëria Bëhet – 7 vota

Koalicioni Euroatlantik – 1 votë

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI