Numërohen 6 qendra votimi nga 1282 në Tiranë, PS kryeson me 47%, PD-ASHM vjen e dyta me 34%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 01:47
Procesi i numërimit ka nisur në shumicën e KZAZ-ve në vend. Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 6 qendra votimi nga 1282 gjithsej.
Siç shihet edhe më poshtë nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 47% të votave, ndërsa ndiqet nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34% të votave.
