Në Durrës dhe Vlorë nuk ka nisur ende numërimi i votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 01:50
Dy qytetet bregdetare, Durrësi dhe Vlora nuk kanë nisur akoma numërimin e kutive të votimit.
Edhe pse kanë kaluar rreth 7 orë nga mbyllja e qendrave të votimit Durrësi dhe Vlora nuk kanë hapur asnjë kuti votimi. Megjithatë ende nuk dihet se kur do të nisë procesi i votimit.
Orari zyrtar i votimit për zgjedhjet parlamentare përfundoi në orën 17:00. 3,713,761 votues ishin regjistruar për zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit të ri.
Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora voton pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.
