Ndrenika: Vota e diasporës, pikëpyetje dhe pasiguri në organizimin e saj

I ftuar në "Ora News", gazetari Denion Ndrenika shprehu shqetësimet e tij për procesin e votimit të diasporës, duke theksuar pasigurinë dhe paqartësinë që shoqërojnë këtë sistem.

" E kam ndjekur në vazhdimësi dhe me shumë ftohtësi për fat të keq ose të mirë, duke qenë se e njoh dhe prisja që do të shkonte po njësoj.

Them po njësoj nisur nga qëndrimet e palëve dhe veçanërisht nga pamja teknike që edhe po ti përqëndrohemi pak anës teknike për KQZ-në ose më saktë për votën e diasporës dhe KQZ-në është një pikëpyetje e madhe për mua sepse askush nuk e di.

Bie fjala që nëse mua më vjen zarfi për të votuar si pjesë e emigrantëve, pra e mbush unë, e mbush babai apo nëna, vëllai apo motra. Pra kjo është një pikëpyetje e madhe, pra a është e garantuar e drejta, liria e shprehjes vetanake dhe jo dikush tjetër ta bëj këtë.

Unë nuk e di se kush e mbush, si e plotëson, pra shpreh vullnetin er fletëmbushësin apo të tijin, ai që ia mbush fletën fletëmbushësit.

Pra, nuk kemi një qendër votimi, nuk kemi një Komisioner, natyrisht këto mund të jenë pak të habitshme, por nëse flasim për votën e diasporës duhet të kishim të organizuar strukturat e diasporës, shoqatat e diasporës, një komitet apo një këshillë që mund të ishte i njohur dhe përgjegjës për këtë votim, pra jo thjesht me zarfe apo me problematika siç po dëgjoj shpesh", u shpreh Ndrenika.