Konçi: Votimi në Shqipëri dhe shqetësimet e mia, një vështrim racional dhe emocional
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", ish-ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Besnik Konçi, ndau shqetësimet dhe vëzhgimet e tij lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
" Dita e djeshme në Shqipëri dhe e sotshme në Kanada, e kam ndjekur në dy dimensione, si një qytetar i interesuar për të ardhmen e Shqipërisë dhe si një profesionist duke u munduar që gjithçkaje ti jap një shpjegim racional , për të kuptuar atë që ndodh dhe do të ndodh në Shqipëri.
Çuditërisht sa më shumë kalon koha që qëndroj këtu aq më i ftohtë bëhem dhe kjo është normale.
Kam vëzhguar, kam ato shqetësime që kam arritur të konkludoj, qoftë gjatë procesit parazgjedhor, gjatë procesit zgjedhor, gjatë ditës së votimit dhe duke dëgjuar mediat dhe shqetësimet në përgjithësi mundohem të selektoj atë që është racionale e besueshme me atë që mund të përbëj pak dhe lojë politike ose edhe një reagim emocional. Kjo ka qenë mënyra sesi e kam ndjekur", u shpreh Konçi.
