Ja si ndahen votat mes PS dhe PD-ASHM në 20 qendra votimi të Tiranës

Komisionerët e 20 qendrave të votimit në zonën e Vorës në Tiranë ku u zhvillua votim elektronik, kanë dorëzuar rezultatet e votimit në KZAZ dhe rezulton se socialistët dominojnë.

Nga të dhënat e dorëzuara del se Partia Socialiste ka grumbulluar 1854 vota.

Ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), rezulton se ka marrë 1139 vota. 

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI