Softa: Shkeljet dhe problematikat, sfida të njohura pas mbylljes së procesit zgjedhor
I ftuar në studion e "Ora News", Fatjon Softa analizoi procesin zgjedhor duke theksuar se tani që është mbyllur faza e votimit, po dalin problematika të njohura.
" Zgjedhjet janë për të bërë vlerësimin duke parë atë në kompleksitetin e tyre, që nga fushata, mbarëvajtje e procesit, konfliktet, problemet, problematikat, numërimi, dalja e rezultatit dhe pastaj analiza.
Nëse do të shikojmë ditën e sotme për të cilën është bërë procesi, pra u mbyll faza e parë që është procesi i votimit, sigurisht tani fillojnë dhe dalin problematikat të cilat edhe gjatë procesit ka pasur shfaqje të këtyre problematike të cilat janë transmetuar edhe nga mediat, janë bërë publike, janë edhe në komunikimet në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve kanë informacion për ecurinë e këtij procesi.
Ato çfarë u evidentuan janë problematika të njohura tashmë që në procese zgjedhore ka tendenca për ndërhyrje apo për të shkelur ligjin dhe Kodin Zgjedhor dhe denoncime të palëve apo të subjekteve politike lidhur me këto problematika", u shpreh Softa.
