Peci: Vota e diasporës sfidë reale për sistemin, pse ndarja e votave nga Greqia duket artificiale
I ftuar në studion e "Ora News", gazetari Ermal Peci theksoi rëndësinë e votës së diasporës në këto zgjedhje dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e veçuar të trajtimit të votave nga Greqia.
" Po të shikojmë gjithë komunikimin e zotit Çelibashi, ishte një gjuhë korrekte, një gjuhë që i takon profilit të institucionit të tij.
Përsa i përket votave të diasporës dhe votave të Greqisë, të paktën ligji që në momentin e parë kur këta kanë dakordësuar sepse vota do të numërohen, qarku i Kukësit do të ketë edhe votat që do të ketë diaspora, qarku i Tiranës po ashtu dhe duket pak e pakuptimtë dhe si 'atrtificio' që pse duhet të ndahen votat e Greqisë apo diasporës së Greqisë veçmas.
Në këtë situatë do të duhet të shikojmë se si ka votuar diaspora, do të duhet të shikojmë se çfarë trendi do të ketë diaspora, duke qenë se në 35 vite ne kemi artikuluar që shqiptarët kanë gjetur një formë rebelimi duke emigruar nëpër botë e tashmë do të shikojmë për herë të prë sesi do të ndikojë vota e diasporës në këto zgjedhje të përgjithshme", u shpreh Peci.
