I shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa, voton Fatmir Xhafaj

Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Fatmir Xhafaj, ka votuar sot në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë. Mësohet se Xhafaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa e tij, teksa ushtruan të drejtën e votës.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri.

Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.