"Ka intimidime dhe votime familjare," Alizoti: Hilet e PS janë të padiskutueshme! Shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti në një deklaratë para gazetarëve ka ngritur shqetësime të forta mbi procesin zgjedhor. Gjatë fjalës së tj Alizoti ka akuzuar Partinë Socialiste për parregullsi të shumta.

Ai thekson se janë përdorur mekanizma të ndryshëm për të ndikuar te votuesit, përfshirë grupe që ushtrojnë presion dhe intimidim. Ai theksoi gjithashtu fenomenin e votimit familjar dhe patronazhistët si problem serioz që cenojnë integritetin e votës. 

"Përdoren të gjitha mekanikacionet. Ka grupe njerëzish që intimidojnë zgjedhësit. Ka intimidime dhe votime familjare. Hilet e PS janë të padiskutueshme. Problem është edhe votimi familjar. Komisionerët tanë kanë parë çdo gjë dhe ne kemi përgatitur dosje për abuzimet. Këtu ka patronazhim. Por, shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët," tha ai.