Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam shumë e emocionuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 14:47
Fermerja Ester Alushi ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP për të shkuar në Zall Herr në Tiranë, për të votuua.
Ester është ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në Zall Herr. Pas votimit, fermerja është shprehur se ishte shumë e emocionuar pasi pas një muaji po shoh njerëz të tjerë veç fermerëve.
“Jam shumë e emocionuar. Pas një muaji po shoh njerëz të tjerë veç fermerëve. Shumë e emocionuar dhe nuk e prisja këtë emocion. Në prani të kamerave nuk kisha votuar kurrë. Isha shumë e qartë me idetë e mia dhe personin që do zgjidhja. I ftoj gjithë shqiptarët të votojnë”, u shpreh Ester.