Denoncimi/ PD: Patronazhistët dhe drejtuesit e shkollave po tentojnë manipulimin e zgjedhjeve në Qesarakë
Qendra e votimit në shkollën "Luan Hajdaraga" në Qesarakë është mbushur me patronazhista, të cilët kanë zënë vend brenda ambienteve të shkollës, duke intimiduar zgjedhësit.
Jane drejtues shkollash e kopshtesh që raportohet se rrijne në ambientet e lokalit ngjitur dhe herë pas here hyjnë edhe në QV, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi votuesit.
Ky akt është një provë tjetër e përdorimit të burimeve shtetërore dhe presionit politik nga ana e qeverisë për të manipuluar procesin zgjedhor. Qeveria e Partisë Socialiste po shkel çdo parim të lirisë zgjedhore dhe po përdor metoda të pista për të siguruar mbështetje.
Është e nevojshme një reagim i menjëhershëm nga organet ligjzbatuese për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe pa ndërhyrje politike.
