Shabani voton në Tiranë, mesazhi për qytetarët: Çdo votë do të rinumërohet përmes Inteligjencës Artificiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 13:52
Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, ka votuar në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
“Ne kemi 300 ditë me diell, por vetëm një ditë për të vendosur për të ardhmen tonë”, u shpreh ai.
Endrit Shabani shtoi se Nisma ka siguruar një sistem të avancuar me inteligjencë artificiale për rinumërimin elektronik të votave, duke përdorur pamjet e skanerave të KQZ-së.
“Po bashkëpunojmë me një kompani ndërkombëtare të specializuar në inteligjencën artificiale për njohjen e imazheve. Kjo do të na lejojë të verifikojmë që rezultati i firmosur nga komisionerët të përputhet me vullnetin e qytetarëve,” sqaroi Shabani.
