Bllokohet nga komisionerët procesi zgjedhor në Elbasan! Raportohet për prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 14:29
E djathta ka bllokuar qendrën e votimit 2194 në qendrën administrative Tregan, e Bashkisë së Elbasanit.
Kjo ka ndodhur për shkak se persona të panjohur kanë hyrë në qendrën e votimi dhe është kërkuar ndërhyrja e policisë.
Ka debate në QV 2350/1 Elbasan ku palët pretendojnë se QV i janë afruar persona të paautorizuar, teksa nuk është ndërprerë votimi.
Raportohet se është vënë re prania e njerëzve të paautorizuar në Fushë Mbret të udhëhequr nga kandidati i PD-së Aurel Bylykbashi.
Kandidati Bylykbashi ka shëtitur në disa zona të qendrave të votimit ku nuk lejohet prania e tij.
