Partia Demokratike denoncon praninë e patronazhistëve tek "Shkolla e Kuqe" në Tiranë

Partia Demokratike ka denoncuar praninë e patronazhistëve për të shantazhuar votuesit tek Shkolla e Kuqe në kryeqytet.

PD pretedon se bandat e patronazhistëve nuk ndalen as në mes të Tiranës duke thënë se personat në foto janë pjesëtarë të grupit e Dori Zanës dhe Geri Kusit.

Ndërkohë, mësohet se në grupin e patronazhistëve janë edhe punonjës shtetëror, kryesisht nga OSHEE-ja ku mes tyre janë Edmond Gorezi dhe Ivi Shazivari.

Prej tyre ka me bexh të falsifikuar ose vëzhgues që nuk qëndrojnë në qendrat e tyre të votimit.