“Një i deleguar"/ Kandidati i PD-së denoncon "patronazhistët" e PS-së: Kanë listat e zgjedhësve!

Kandidati i PD-së së Lushnjës, Gentian Çala ka denoncuar praninë e patronazhistëve, të cilët sipas tij mbanin në tryezë listën e votuesve të Karbunarës.

Pjesë nga komunikimi mes tyre:

Çala: Ja regjistrat e votuesve. Këtu jemi në Karbunarë

Qytetari: Çfarë problemi ka? Ka problem?

Çala: Ky s’është aq qytetar i Lushnjës, është një i deleguar nga Belinda Balluku në Karbunarën e zgjedhësve.

Qytetari: Nuk janë listë zgjedhësish, janë fletë të bardha që ne shikojmë njerëzit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentian Cela (@gentiancela10)