“Dilni përjashta” Sherr i dhunshëm në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve
Dalin pamjet nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua sot në një qendër votimi në Lushnjë.
Demokrati Saimir Korreshi tha më herët se përplasja ndodhi mes grupeve për shkak se vëzhguesit socialistë, sipas tij detyronin punonjësit e administratës shtetërore të fotografonin votën.
Korreshi: Ka nis që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelsat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë drejtori i postës.
Që në fillim ka qenë e tensionuar situate, deri sa arriti në agravimin ku një vëzhgues i PS-së, përveç gjithë patronazhistët që janë te dera fotografon votën deri sa është kapur dhe pastaj kanë lindur incidente.
E vetmja gjë që bëjnë sot është që detyrojnë njerëzit që punojnë në administratën shtetërore për të fotografuar votën ose atyre që i kanë çuar naj kile miell.
Sot shikojmë të gjithë të deleguarit e Tiranës e përfaqësues që deklarojnë se nuk e qethin farë për SPAK, me këtë zhargon, rrinë 10 metra larg kutive të votimit , initmidojnë të gjithë ata që kanë në punë.
