Kanosi dhe fyeu një person, procedohet 56 -vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 10:49
Një konflikt për motive të dobëta mes dy shtetasve ka çuar në nisjen e procedimit penal ndaj një 56 -vjeçari.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Ll., 40 vjeç.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Ll., 40 vjeç, banues në Lezhë, për motive të dobëta;
