Presidenti Begaj uron Leonin XVI: I uroj udhëzim hyjnor në përmbushjen e misionit të tij të shenjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 19:57
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.
"Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën për zgjedhjen e Papës së ri! Jam i bindur se Shenjtëria e Tij, Papa Leon XIV, do t’ia kushtojë forcën dhe autoritetin e tij moral kauzës fisnike të promovimit të bashkëjetesës paqësore midis të gjitha besimeve. Në emër të popullit shqiptar, i uroj Papës Leo XIV udhëzim hyjnor në përmbushjen e misionit të tij të shenjtë!"