Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri uron Robert Francis Prevost: Lutemi për Papën tonë Leone XIV

Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës dhe kreu i Kishës Katolike në Shqipëri ka uruar zgjedhjen e kardinalit amerikan Robert Francis Prevost në krye të Vatikanit. Ai ka zgjedhur të mbajë emrin papnor si Leone XIV.

“Habemus Papam, Leone XIV! Faleminderit Zotit dhe Nënës së TënZot, për dhuratën e Papës që i ka dhuruar Kishës dhe njerëzimit, në festën e Mbretëreshës së Rruzares! Lutemi për Papën tonë Leone! Të falemi Maria  Imzot Arjan Dodaj F.d.C.”, shkruan imzot Arjan Dodaj.