Aksident në aksin Korçë-Ersekë, dyshohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 20:59
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
