Tiranë/ Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 21:28
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë.
Mësohet se një makinë, e cila po vinte nga Brryli në drejtim të qendrës, ka përfunduar në korsinë e biçikletave që ndodhet në krahun nga Lana.
Konkretisht aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Tabakëve.