Kuçana denoncon nga SPAK: Drejtorë të administratës presione ndaj punonjësve, bandat po kërcënojnë qytetarët
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Iliriana Kuçana ka mbajtur këtë të premte një deklaratë për shtyp nga oborri i Prokurorisë së Posaçme.
Në ditën e fundti të fushatës zgjedhore, Kuçana kërkoi nga SPAK-u që të nisë hetimet urgjentisht ndaj drejtorëve të administratës publike që po ushtrojnë presione ndaj punonjësve të shtetit.
Deklarata nga Ilirjana Kuçana:
"Jemi këtu për të denoncuar një skandal të madh që ka ndodhur në rrugën Bajram Tusha, në zonën e Shkozetit. Kryetari i Bashkisë Durrës ka miratuar një projekt të tillë, zbatimi i të cilit ka qenë një projekt real që ka qenë fillimisht nga Bashkia Durrës, por është tjetërsuar, dhe 1 milion euro janë shpenzuar për një pallat në Shkozet, ku ndodhen 40 familje që sot janë në rrezik.
Unë mbrëmë kam qenë me banorët dhe kam parë një gjendje frike, një gjendje paniku, dhe banorët nuk janë të sigurt.
I bëj thirrje SPAK-ut dhe kreut të SPAK që menjëherë të nisin hetimin e thelluar dhe të mbrojnë këto 40 familje. Kemi të bëjmë me jetën e njerëzve. Ne jemi këtu për të mbrojtur jetën e njerëzve. Sot duhet të themi se jemi në kulmin e fushatës, dhe nga ana tjetër duhet të denoncojmë se kanë nisur edhe tentativat e fundit të Rilindjes, të cilat e dinë se dita e tyre e fundit ka ardhur.
Dua t'ju sjell të gjithëve në mendje deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe agjencive ndërkombëtare: "Vota është e fshehtë, vota është e ardhmja juaj dhe nuk ka çmim."
Të dashur qytetarë, votoni të lirë! Kam edhe një thirrje për administratën: votoni të qetë dhe të lirë, pasi vota juaj nuk do të shikohet, por do të monitorohet nga Bashkimi Evropian dhe nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare".

