Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me lajmin që po qarkullon në media se Departamenti i Shtetit e lejon atë që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Berisha njofton se me këtë lajm është njoftuar mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë që thekson se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kontakt apo email nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndër të tjera, Berisha ka falenderuar administratën e Donald Trump si dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për këtë vendim, duke theksuar se është një shpërblim i madh për të gjithë ata demokratë të cilët i qëndruan besnik kauzës së tyre të drejtë.
DEKLARATA E BERISHES
Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.
Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.
Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.
Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.
Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.
Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.
Kur do të udhëtoni drejt SHBA?
Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.
Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.

