Një mjek për Tiranën, Mhill Gecaj: Më 12 maj e nisim nga Shëndetësia që u shkatërrua nga banda e Ilir Beqajt
Kandidat i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Tiranës Mhill Gecaj nga studioja e lajmeve në “Ora News” u shpreh se përtej profesionit si mjek dhe si kontributor për 30 vite në fushën e shëndetësisë tashmë ai ka ndërmarrë një mision që të japë një kontribut maksimal në politike.
“Pavarësisht kësaj në këto 30 e ca vite kam një kontribut politik që nis nga Lëvizja e Dhjetorit ‘90-të, si student i asaj kohe, si anëtar i Kryesisë së FRPD-së, si një anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranë dhe në këtë moment nisur nga fakti se Shqipëria ka nevojë për ne më shumë se kurrë e kam ndërmarrë këtë nisëm për të qenë pjesë e listës për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun Tiranë.
Si pjesë e sistemit të shëndetësisë në këto vite mund të them që pacientët shqiptarë trajtohen me barna që nuk kanë asnjë lloj cilësie, ku qytetarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje të tjera.
Dhe në këtë moment PD-ja dhe z. Berisha ka paraqitur një platformë ku lista e barnave do të jetë njësoj me listën e barnave në Itali. Shëndetësia ka nisur shkatërrimin e saj në vitin 2013-të.
Banda e Ilir Beqajt me shokë kanë nisur shkatërrimin me koncesionet, PPP-të në kurriz të qytetarëve dhe me një korrupsion të jashtëzakonshëm nga i cili vuajnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Mhill Gecaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MHILL GECAJN

