''Fushata e Ramës me batuta e ofendime'', Çela: Kryeministri është në terrenin e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 21:06
Politologu, Erlis Çela i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kjo fushatë është vijëmijësi e një banaliteti që na prezanton politika në nivele të ndryshme.
Çela: Kjo fushatë nuk është se na erdhi si diçka e veçantë.
Kjo fushatë është vijëmijësi e një banaliteti që na prezanton politika në nivele të ndryshme.
Mos harroni që kjo është fushata e pestë e Edi Ramës duke filluar nga 2017 që është pothuajse tipike e njëjtë.
Batuta, ofendime, gjuhë urrejtjeje, spektakël.
Nuk çuditem nga Kryeministri, është në terrenin e vet.
Po bën atë fushatë që di të bëjë dhe mesa duket është i bindur që kjo fushatë është fushata më e mirë që ai mund të bëjë dhe që i sjell sukses.
