Fushata/ Goci: Emisionet rrotullohen rreth figurave "të vjetra" politike, partitë e reja kanë prodhuar ide

Për pedagogun Ervin Goci mënyra se si ndërtohen emisionet dhe retorikat gjatë fushatës duket sikur tërë jeta politike rrothullohet rreth të njëjtave figura politike.

Gocin i ftuar në emisionin "Ora e Betit’" në Ora News u shpreh se subjekteve të reja u është dashur që të vënë trurin në punë dhe kanë bërë sipërmarrje të rëndësishme duke prodhuar ide dhe kanë pasur kontakt me njerëzit.

Goci shtoi se në Shqipëri ka një vullnet të të gjithë aktorëve mediatikë që të mos merren me çështje që kanë të bëjnë konkretisht me fushatën duke qenë prezent aty me kamerat. 

Goci: Ata që janë subjekte të reja sigurisht është dashur që të vënë trurin në punë dhe kanë bërë sipërmarrje të rëndësishme. Kanë prodhuar ide, janë ulur kanë shkruajtur edhe kanë vajtur kanë kontaktuar njerëzit.

Sigurisht që për shkak se duhet të thyesh një rutinë dhe nuk është kollaj, duhet patjetër të kesh energji të tjera. Pastaj fushata që ne shikojmë këtu ku për mendimin tim vetë mënyra se si ndërtohen emisionet e si ndërtohen retorikat duke filluar edhe nga kjo tryezë ku ne jemi duket sikur tërë jeta politike rrothullohet rreth këtyre figurave. Edhe sikur të jetë kështu unë nuk e di se çfarë interesi kanë mediet që ta paraqesin kështu.

Po diksutoja me stafin tuaj dhe më thanë se nuk sjellin njerëz këta,dhe e shikonte si fatalitet. Normal që kur nuk bën raportim dhe lajm, sigurisht që nuk t'i sjellin, por kur bën raportim dhe lajm, do t'i sjellin me radhë, të trokasin vetë dhe të thonë na jep hapsirë. Në Shqipëri ka një vullnet të të gjithë aktorëve që të mos merren me çështje që kanë të bëjnë konkretisht me fushatën. Nuk shkojnë kamerat ta kapin dhe të japin një intervistë, për të nxjerrë lajm.