Islami: PSD jeton me qytetarët, ndryshe nga PS e PD që kujtohen vetëm në zgjedhje

Kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate, Burbuqe Islami, e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, deklaroi se PSD garon e vetme në zgjedhje dhe theksoi se ndryshe nga partitë e mëdha, është pranë qytetarëve gjatë gjithë vitit, jo vetëm në fushatë.

" PSD ka hyrë e vetme në këto zgjedhje, nuk ka hyrë në koalicion me asnjë parti, por rezultati i zgjedhjeve do ta tregoj pastaj dhe kjo gjë i takon patjetër strukturave të partisë të vendos se çfarë do të bëjmë ne pas zgjedhjeve pasi kemi një besim të paimagjinueshëm nga të gjithë qytetarët.

Qytetarët, votuesit tanë që ne takojmë jo vetëm në zgjedhje, ne takojmë votues gjatë gjithë vitit, gjatë gjithë muajve.

Ndryshe nga forcat politike që kanë qeverisur këtë vend në 34 vite tranzicion, ku qytetarët thonë se janë të tejngopur si me PS-në si me PD. E kanë pasur të dy mundësinë dhe situata ku ndodhen sot qytetarët demonstron shumë qartë se cfarë kanë bërë këto forca politike.

Nëse këto forca politike që kanë qeverisur këtë vend paraqiten tek qytetarët vetëm në muajin e zgjedhjeve, PSD jeton me qytetarët", u shpreh Islami.