FOTO+VIDEO/ Rama e jep me firmë rezultatin: 78 mandate të sigurta! Projeksioni për 88 vende, bufit i vë kryqin

Njëjtë si në vitin 2021, kryesocialsiti Edi Rama nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë Partia Socialiste në zgjedhje e 11 majit. Parashikimi i Ramës vjen ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe kreu i PS është i sigurt që më 11 maj do të marrë minimalisht 78 mandate të sigurta, nga 74 që ka aktualisht.

Kryesocialisti është i bindur që do t’i marrë PD-së një mandat në Dibër, pra të përmbysë rezultatin dhe të marrë 3 mandate (nga 2 në 2021), ndërsa PD 2 mandate nga 3. Shanset me 100%, Rama i sheh për të marrë edhe nga një deputet në Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Në Shkodër, Rama synon të marrë 4 mandate nga 3 që fitoi në 2021, në Elbasan 9 mandate nga 8 që ka aktualisht dhe në Fier 10 mandate nga 9. Me firmën e tij në një mbulesë tavoline, Rama parashikon me 100% që më 11 maj do të marrë të paktën 4 deputetë më shumë.

Rama bën projeksionin që PS mund të marrë deri në 88 mandate në rang kombëtar. Shansi 50% sipas Ramës është që marrin deri në 88 mandate në rang kombëtar. Nga 1 mandat plus në Kukës (nga 1 në 2), Vlorë (nga 8 në 9), Durrës (nga 8 në 9) dhe Lezhë (nga 3 të shkojë në 4). Projeksionit, Rama i shton nga 2 deputetë plus në Dibër (nga 2 në 4), Shkodër ( nga 3 në 5), Tiranë (nga 18 në 20), Elbasan (nga 8 në 10) dhe Fier (nga 9 në 11).

Në mbulesë Rama përpos se ka vënë firmën e tij, nuk ka harruar as të pikturojë një buf kënetë duke i vendosur mbi të një kryq, duke ironizuar kështu edhe Sali Berishën.

FOTO+VIDEO/ Rama e jep me firmë rezultatin: 78 mandate të sigurta!