Alimehmeti: Kundërshtarët shmangin debatet nga frika, strategjia jonë është terreni dhe njerëzit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, akuzoi kundërshtarët politikë për shmangie të debateve dhe theksoi se strategjia e PD-së bazohet te kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët.

" Fillimisht i filluan debate me disa figura të brezit të dytë, trupat rezervë po themi dhe pasi pamë që i humbën të gjitha debatet, se imagjino të vinte trupa e parë që janë përlyer deri në fyt, po sollën disa djem e vajza të cilët fatkeqësisht i sollën për disa ditë. E pas 2 javëve të para, pa nisur mirë fushata i zhdukën dhe kaluan tek ky niveli tjetër që nuk pranojnë më debate sepse i humbin dhe i kanë frikë.

Po të mos kishin pasur asgjë për të fshehur do ishim aty në debat dhe do diskutonim si ta zhvillonim diçka.

Strategjia jonë është shumë e thjeshë, është terren, është me njerëzit, ne dalim tek njerëzit, flasim me ta e diskutojmë me ta. Rrallë herë ndodh që të kenë diçka të paqartë. Programi jonë shumë i qartë. 

Pika e parë e programit të cilët ata janë të interesuar më së shumti është ndryshimi i madh dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Po ju jap shprehjen që citojnë më shpesh: "Na ka ardhur aty ku nuk mban më."

Jepi dorën takoi, flit me ta, ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe njerëzit vijnë natyrisht për ne", u shpreh Alimehmeti.