Blushi në Kombinat: Më 11 Maj Shqipëria Madhështore do të jetë realitet me minimumin jetik 200 euro dhe rimbursim për produktet bazë
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka zhvilluar takime me qytetarët në Kombinat.
Postimi i Blushit:
Kombinat
Me të rinj, pensionistë, sipërmarrës të vegjël dhe familjarë të pastrehë që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Varfëria është ulur këmbëkryq në mijëra familje të rrënuara financiarisht. Asnjë përkrahje për njerëzit në nevojë.
I ashtuquajturi "rindërtim" është shndërruar në një skemë vjedhjeje të pronës private.
Këto drama duhet të marrin fund.
Më 11 Maj Shqipëria Madhështore do të jetë realitet me minimumin jetik 200 euro dhe rimbursim për produktet bazë.
Rritje të pensioneve me 20%, rrogë minimale 500 euro dhe rrogë mesatare 1200 euro. Heqje taksash abuzive.
Çdo qytetar me të ardhura minimale do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/kwh ndërsa i naftës me 35-40%.
Më 11 Maj Edi Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë që do të jenë të parët në çdo vendim Qeverie.
VOTO NR.1 - “PD-ASHM”
VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë
