Rama ndan VIDEON satirike: Teatri i Kukullave i së dielës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 11:59
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot drejtuesit e opozitës përmes një videoje të animuar.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama sjell personazhe të politikës në vend në puntatën më të re të ‘serialit’ satirik “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”,.
Në video flitet për një skenar humoristik dhe ironik të tre opozitarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj si edhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
