Përballja e partive/ Gjyli: Fushata në finalizim, për herë të parë votim masiv nga diaspora
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", analistja Arsejda Gjyli ka komentuar zhvillimet e fundit të fushatës zgjedhore, duke vënë në fokus përfshirjen e diasporës dhe dinamikat që kanë shoqëruar procesin deri në këtë fazë përmbyllëse.
"Tashmë është finalizimi i fushatës, ku mund të themi se jemi zyrtarisht në fushatë elektorale, por që patjetër që fushata ka pasur dinamikat e veta deri tani.
Ka pasur fushatë. Ka qenë fushata e diasporës, ku ne për herë të parë do të kemi një votim masiv të diasporës këtë vit.
Jo në ato kushtet e dikurshme ku diaspora duhet të priste biletën për të ardhur për të votuar në Shqipëri, por tashmë kanë mundësinë që elektronikisht dhe nëpërmjet postës të votojnë në Shqipëri.
Patjetër që fushata pati goxha dimension dhe deri në pikën e regjistrimit të diasporës për të pasur mundësinë për të votuar.
Patjetër që ka pretendime e zhgënjime. Të gjithë kandidatët kanë pasur mundësinë të shprehen, të prezantojnë vetveten në qarqet përkatëse, në zonat ku ata aderojnë për t'u bërë deputet dhe tashmë u finalizua", u shpreh Gjyli.
