Rama nesër me shqiptarët në Milano, takimi i parë në diasporë pas nisjes zyrtare të fushatës

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, menjëherë pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama konfirmoi se do të zhvillojë një takim tjetër me shqiptarët në diasporë.

Bëhet me dije se takimi do të nisë në orën 15:00 dhe do të mbahet në Centro Congressi, MalpensaFiere via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA).