Seferi takime intensive në Tiranë: Çdo bisedë na afron edhe më shumë me njerëzit dhe me atë që duam të ndërtojmë bashkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 10:07
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Pellumb Seferi, ka ndarë një mesazh në Facebook, ku shpreh përkushtimin e tij për të dëgjuar me vëmendje ccdo shqetësim të shprehur nga goja e qytetarëve të Tiranës.
“Vazhdojmë takimet me qytetarët çdo ditë. Dëgjojmë me kujdes, flasim hapur dhe shtrëngojmë duart me respekt e besim.
Çdo bisedë na afron edhe më shumë me njerëzit dhe me atë që duam të ndërtojmë bashkë.
Tirana Meriton më Shumë!
Voto Koalicionin Euroatlantik”, shprehet Pëllumb Seferi në mesazhin e tij të shoqëruar dhe me pamje nga takimet me qytetarët.
